Logopedi Spiro Saqellari ka ndarë disa këshilla për prindërit lidhur me zhvillimin e fëmijëve, veçanërisht atyre me çrregullime të spektrit autik, gjatë një interviste në emisionin “Dita Jonë”.
Sipas tij, ambienti ku rriten fëmijët luan një rol kyç në zhvillimin e tyre fizik, psikologjik dhe gjuhësor. Ai theksoi se jeta në fshat ofron më shumë mundësi për aktivitete natyrale dhe përfshirje në eksperienca praktike.
“Kur janë në fshat prindërit duhet ta mbajnë fëmijën pas vetes. Në fshat ka më shumë hapësirë, merret me tokën, me traktorin. Më tregonte një nga Kosova që fëmija ka disa probleme, por traktorin e nget shumë mirë, punon fushën, i bën punët që i ngarkon. Është më terapeutik fshati. Ekranet e prashit autizmin, e vadit më shumë, mënyra e jetesës me beton, i mbyllur në shtëpi. Socializimi është shumë i rëndësishëm. Tableti, ekrani, është i rrezikshëm, i çorienton, ul vëmendjen, nuk kalojnë në eksperienca jetësore, natyrale. Fëmija duhet ta marrë gjënë në dorë, ta lëshojë, të kalojë eksperienca. Për të gjithë fëmijët ndikon, zhvillimin e gjuhës, zhvillimi psqik, psikologjik”, tha Saqellari.
“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-02 07:47:38
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


