Péter Magyar fitoi në zgjedhjet parlamentare në Hungari që shënojnë një nga ndryshimet më të mëdha politike në vend.
Avokat dhe ish-eurodeputet 45-vjeçari, Péter Magyar u shfaq si figurë qendrore politike brenda një kohe të shkurtër, duke përfituar nga pakënaqësia e një pjese të madhe të elektoratit hungarez.
Ai ka një të kaluar politike brenda partisë në pushtet Fidesz të kryeministrit në largim Viktor Orbán, gjë që i ka dhënë atij njohje të thellë të funksionimit të pushtetit në vend.
Më vonë, ai u shkëput nga struktura qeverisëse dhe nisi një rrugë të pavarur politike, duke themeluar në vitin 2020 “Tisza Party”, ndërsa në vitin 2024 u zgjodh eurodeputet me Partinë Popullore Evropiane.
Edhe pse konsiderohet më pro-evropian se Fidesz, ai ka mbajtur një qasje të kujdesshme ndaj Bashkimit Evropian, duke u përpjekur të balancojë qëndrimet e tij politike me ndjeshmëritë e elektoratit vendas.
Skandali që e bëri të njohur
Ngritja e tij politike lidhet me vitin 2023, kur Péter Magyar publikoi akuza për korrupsion ndaj qeverisë së Orbán, përmes një regjistrimi të fshehtë të një bisede ku përfshihej ish-bashkëshortja e tij, ish-ministre e drejtësisë Judit Varga.
Rasti shkaktoi reagime të forta politike dhe ndikoi ndjeshëm në rritjen e profilit të tij publik, pavarësisht polemikave dhe akuzave të mëvonshme për dhunë në familje dhe shantazh nga ish-bashkëshortja e tij.
Qasja politike
Si eurodeputet, Péter Magyar është përpjekur të ruajë një ekuilibër mes orientimit evropian dhe skepticizmit të një pjese të elektoratit hungarez ndaj Brukselit.
Çështje si zgjerimi i Bashkimi Evropian dhe mbështetja për Ukrainën mbeten tema të ndjeshme në politikën e brendshme hungareze.
Zgjedhja e tij shënon fundin e një epoke të gjatë të dominimit të Viktor Orbán dhe hap një kapitull të ri në politikën e vendit dhe marrëdhëniet e tij me Evropën.
Fitoi zgjedhjet në Hungari/ Kush është Peter Magyar? Avokati që e nisi karrierën në partinë e Viktor Orban dhe e ‘rrëzoi nga froni’ pas 16 vitesh në pushtet 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-12 20:44:54
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


