Deputeti i PS-së, Ardit Bido, u përfshi në një debat të ashpër me aktivisten Sidorela Vatnikaj, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për përfaqësimin në Kuvend të vullnetit të popullit.
Debati
Bido: Kush je ti moj që ke të drejtë të më hedhësh mua vezë?
Vatnikaj: Nuk na përfaqëson, je i emëruar.
Bido: Nuk dua të të përfaqësoj ty, nuk më ke votuar. Por ty nuk të njeh kush dhe nuk përfaqëson askush.
Vatnikaj: Je emëruar nga një piktor që ka marrë votat me krim oligarki dhe media. Këtë përfaqëson.
Bido: Përfaqësoj veten time që nuk kam skelete në dollap.
Vatnikaj: Shikoje policinë që dhunon qytetarin e neutralizuar. Që rreh protestuesit.
Bido: Nuk bëri kordon sigurie për deputetët. U rrethua demokracia. Nuk rrethohet parlamenti. Demokracia i shërben vendit dhe jo pallavrat.
Vatnikaj: Mos na fusni krim në parlament, oligarki, që na i keni privatizuar të gjitha.
Bido: Ti më thua mua oligark dhe nxjerr Redi Muçin në krye të protestës.
Vatnikaj: Atë do mbrosh ti? Atë dhunë? Policinë e ke uniformë të grisur, partia jote dhe shefi i komisariatit.
Bido: Ti godet policin.
Vatnikaj: Dalin pa pajisje se i vidhni tenderat. Ti gënjen dhe mashtron, asnjë polic nuk është dhunuar. Kur i thyeni hundën shokut, mos prisni që ai të rrijë aty.
Bido: Çfarë është guri që i vete në kokë këtij? Si e mbroni këtë?
Bushati: Unë jam për flakë dhe jo për gurë. Janë veglat qorre të hajdutëve që po vjedhin qytetaët.
Bido: Je për anarshi. Thuaje.
Bushati: Anarshinë e keni bërë ju.
“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-07-02 21:57:20
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


