Kryerari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas mbylljes së përkohshme të fabrikës së qumështit “Vita”, duke e cilësuar këtë zhvillim si pasojë të politikave të Qeverisë së Kosovës dhe të izolimit të vendit në raport me partnerët ndërkombëtarë.
Përmes një reagimi publik, Rama tha se bilanci i qeverisjes aktuale është “izolim, sanksione, humbje fondesh dhe mbyllje fabrikash”, duke shtuar se koston e këtyre politikave po e paguajnë qytetarët.
“Ky është bilanci i një politike që u shit si ‘patriotike’, por që sot po e paguajnë qytetarët e Kosovës. Bashkimi Evropian po ridrejton fondet drejt Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa Kosova mbetet jashtë. Qeveria e Albin Kurtit na ka lënë nën masa ndëshkuese dhe larg partnerëve tanë,” ka shkruar Rama transmeton Klankosova.tv.
Ai u ndal edhe te rasti i qumështores “Vita”, duke theksuar se pasojat e vendimeve të qeverisë po reflektohen te bizneset dhe punëtorët.
“E kur flasim për pasojat, sot e pagoi fabrika e qumështit ‘Vita’. E pësuan punëtorët. E pësuan fermerët. E pësuan pronarët. Nesër kush?”, është shprehur ai.
Sipas Ramës, Kosova po humb investime, vende pune dhe mbështetjen e partnerëve strategjikë, ndërsa kritikoi edhe refuzimin e projektit amerikan për gazin.
“Po humbim investime, po humbim vende pune, po humbim dinjitetin ekonomik të vendit. Ndërkohë, kjo qeveri po përpiqet t’i mbajë qytetarët peng të lëmoshave dhe premtimeve elektorale prej 100 eurosh, në vend që t’u krijojë mundësi për të jetuar me punën e tyre,” deklaroi Rama.
Në fund, ai e cilësoi situatën si pasojë të një qeverisjeje që, sipas tij, është “autokrate, e paaftë dhe papunëtore”, duke e përmbyllur reagimin me fjalën: “Mjerim!”.
Rama: Mbyllja e “Vitës” është alarm për ekonominë, Kosova po paguan çmimin e izolimit 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-07-02 22:01:01
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


