
Ish-deputeti socialist Piro Lutaj, i ftuar në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, është pyetur në lidhje me idetë se në organizimin e protestës ka elemente nga jashtë, bazuar edhe në deklaratat e kryeministrit Rama përgjatë ditëve të fundit.
Ish-deputeti Lutaj deklaroi se ai beson se deklaratat e kryeministrit lidhen në baza reale dhe këto elemente të jashtme janë evidentuar në protestë.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: A besonit ju që në organizimin e kësaj proteste kishte elemente nga jashtë, iranianë, grekë?
Lutaj: Gjatë zhvillimit të protestës janë evidentuar edhe elementë të tillë. Por për këtë është përgjegjësi e institucioneve të posaçme që t’ju paraprijnë këtyre gjërave, të bëhen present dhe s’ka nevojë për t’u përmendur në public.
Borakaj: Mendoni se e kanë bërë institucionet diçka të tillë? Që ka patur reagim në kohën e duhur nga ana e institucioneve apo aty ngelen në kuadër të një sekreti?
Lutaj: Unë mendoj që institucionet janë në procesin e punës së tyre. Situata të ndryshme nxjerrin elemenete të ndryshme. Kryetarja e Shërbimit Informativ të Shtetit ka qenë në Komisionin e Sigurisë dhe ka raportuar diçka rreth kësaj gjëje. Gjithsesi nuk mund ta injorojmë edhe faktin se element të këtij informacioni përbëjnë sekret dhe duan kohën e tyre për t’u ekspozuar. Por shprehjet e herëpashershme të kryeministrit tregojnë se, dhe unë besoj se ka të vërteta rreth kësaj çështjeje.
/vizionplus.tv
A ka të ‘infiltruar’ të jashtëm në protestë? Surprizon ish socialisti: Ja ç’po ‘gatuhet’ 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-07-02 20:10:01
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


