
I ftuar në emisionin QUO VADIS në Vizion Plus, ish-deputeti socialist Piro Lutaj u ndal te sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë dhe vendimi i qeverisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.
Sipas tij, një vendim i tillë nuk mund të merret mbi bazën e hamendësimeve, por mbështetet në materiale dhe prova të siguruara nga institucionet përkatëse.
I pyetur nëse një vendim i tillë mund të përshkallëzojë konfliktet, Lutaj tha se mbrojtja e interesave të vendit duhet të jetë prioritet. Ish-deputeti shtoi se çështje të tilla trajtohen nga institucionet kompetente dhe në koordinim me shërbimet inteligjente.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Flasim herë pas here për sulmet kibernetike ndaj sistemeve në Shqipëri dhe pati një veprim të qeverisë ndaj Iranit disa muaj më parë duke u bërë Shqipëria vendi i dytë pas Shteteve të Bashkuara me një distancë kohe. Ishte vendimi i drejtë sipas jush? Ishte i nevojshëm në këtë moment? Mund të mos ta ndërmerrnim ne atë? Si vjen ky vendim?
Piro Lutaj: Nëpër studio televizive është kollaj ta japësh opinionin pa u menduar, por jam i bindur që një vendim i tillë është marrë në bazë të materialeve dhe të provave që kanë qenë. Nuk është një veprim i thjeshtë, por është një veprim që besoj është marrë në bazë të materialeve dhe të veprimeve konkrete që janë bërë.
Borakaj: A nxit ky një konflikt? a i hedh benzinë zjarrit një vendim i tillë apo jo?
Piro Lutaj: Gjithsecili do mbajë qëndrimin e vetë. Kjo nuk do të thotë, pse mund të agravohen marrëdhëniet, ne të lëshojmë dhe të pranojmë që brenda territorit tonë të kryhen veprime për të dëmtuar reputacionin dhe qeverisjen e vendit.
Borakaj: Ky është një mendim që merret brenda institucioneve shqiptare apo koordinohet dhe me partnerë ndërkombëtarë nëse duhet apo jo ndërmarrë një veprim i tillë?
Piro Lutaj: Këto janë mënyra se si organizohen dhe funksionojnë shërbimet inteligjente, qoftë të vendit, qoftë të rajonit.
/vizionplus.tv
Ç’ndodhi me Iranin, qeveria flet për luftë të sponsorizuar? Ish-deputeti zbardh detaje 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-07-02 20:17:18
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


