
Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ftuar në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, ka zbuluar rrethanat se si i mbeti shprehja e bujshme “Presidenti flet me heshtje”.
Ai ka rrëfyer se ka qenë i detyruar të jepte atë përgjigje, në kohën kur në duar kishte dekretimin ose jo të “ligjit të dosjeve”.
Pjesë nga biseda:
Pranvera Borakaj: Më kujtohet një shprehje në kohën kur ju drejtonit Presidencën, ku thonit “Presidenti i Republikës flet me dekrete”. Tani që ka kaluar kohë, mendoni se mund të kishit folur më shumë, përtej dekreteve?
Bamir Topi: Realisht është ndryshe. Unë një herë të vetme kam përdorur një shprehje. Dhe sikurse ndodh këtu, shumë gjëra o deformohen, o keqinterpretohen. Dhe po e sjell në studion tuaj. Më thonë se në Senattoriumin e Tiranës ishte i shtruar një ish-i përndjekur politik. Vendosa të shkoj dhe ta vizitoj. Ndërkohë, kisha ardhur nga Parlamenti, ligji për pastrimin e figurave, i ashtuquajturi ligji i dosjeve. Unë shkova e vizitova. Natyrisht kishte shumë media. Dhe më bënë një pyetje “zoti President, tek ju ka ditë që ka ardhur një ligj i miratuar në Parlament për dosjet..?”. I thash se kam qenë gjithmonë promotor i propozimeve. Por ligji që kishte ardhur, kishte probleme të forta të natyrës juridike. Unë isha në një pozicion shumë delikat, sepse nga njëra anë gjithmonë kisha qenë pro hapjes së dosjes, e nga ana tjetër nuk mund të miratoja një projektligj që kishte probleme të natyrës kushtetuese. Kjo ishte dilema e Presidentit në atë kohë. Ky ka qenë momenti kur unë kam thënë “flas me heshtje”. Pastaj mjeshtrat e manipulumit filluan “Presidenti flet me heshtje”.
/vizionplus.tv
“U bë nami në Shqipëri”, Bamir Topi zbulon thënien për ligjin e dosjeve që bëri bujë 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-14 19:46:30
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


