
Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi ishte i ftuar këtë të martë në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj.
Gjatë intervistës, ai ka treguar si ka ndodhur emërimi i Ols Dados, një prej prokurorëve më të akuzuar nga aktorët politikë, të cilët ndodhen nën gjykim nga institucionet e drejtësisë.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Kur steka është ngritur kaq lartë, në këtë nivel politik, si rasti ni zotit Berisha, Meta e Veliaj, edhe sulmet ndaj sistemit të drejtësisë janë shumë të forta. I tillë është edhe rasti i prokurorit Ols Dado dhe janë hedhur pretendime mbi mënyrën si ai është emëruar prokuror. Keni një koment?
Bamir Topi: Unë e kam ndjekur gjithë diskutimin. Raporti sipas ligjeve të kohës midis institucionit të Presidentit dhe Prokurorisë funksiononte në këtë mënyrë. Në atë kohë, në vitin 2007, Kryeprokurore është zgjedhur Ina Rama me propozim të Presidentit dhe miratim të Parlamentit. Pastaj institucioni i Prokurorisë kishte një funksionim sipas ligjit të Prokurorisë. Pra, ishte një institucion, sistemi ishte shumë integral dhe i pavarur. Ky ishte ligji i kohës. Kur vjen momenti i hapjes së garës, në Prokurori gjithçka ezaurohej brenda Prokurorisë. Atje kishte një Këshill të Prokurorisë , i cili administonte të gjitha dokumentet kur hapej një garë. Gjithçka që ezaurohej brenda Këshillit shkonte dhe merrte në fund fare miratimin e Kryeprokurores. Te Presidenti vjen vetëm propozimi formal për dekret, ku nuk vinin gjëra të karakterit analitik.
/vizionplus.tv
Si u emërua prokuror Ols Dado? Flet për herë të parë Bamir Topi: Ja nga kush erdhi propozimi 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-14 19:27:49
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


