Kreu i PAA-së, Agron Duka, i ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli, ka shprehur mbështetjen për ish-ministrin e Financave, Arben Malaj, i cili ka shprehur dëshirën për të kandiduar si i pavarur për kryebashkiak të Vlorës.
Duka u shpreh se nuk sheh një kandidat më të përshtatshëm se Malaj për drejtimin e qytetit.
“Unë e kam mik zotin Malaj. Zgjedhjet vendore nuk janë si zgjedhjet parlamentare. Jam realist dhe nuk shoh ndonjë më të zot se Arben Malaj. Nuk ka arsye pse të mos e mbështes,” tha ai.
Nga ana tjetër, Malaj bëri akuza të forta ndaj Ramës dhe Berishë, duke pretenduar se po diskutohet që kryetarët e bashkive të zgjidhen nga këshillat bashkiakë dhe jo drejtpërdrejt nga qytetarët.
Ai u shpreh se dyshja Rama-Berisha po ndjek të njëjtën qasje si në ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, duke e cilësuar këtë si një goditje ndaj demokracisë.
“Arkivolin e demokracisë shqiptare e bënë në 2008-ën me ndryshimet kushtetuese vëllezërit siamezë Berisha dhe Rama. Kam informacion se po bëjnë të njëjtën gjë edhe për demokracinë vendore dhe do të arrijnë marrëveshje.
Po hidhet në diskutim që kryetarët e bashkive t’i zgjedhë këshilli bashkiak, çka është një deficit demokratik. Në shumë vende të botës edhe anëtarët e këshillit kandidojnë zonë më zonë, jo me lista partie,” u shpreh Malaj.
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-13 21:04:16
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


