
Arsyetimi që kreu i PD Sali Berisha ka përdorur për përjashtimin e Ervin Salianjit nga partia, pas lëvizjes së tij, është qesharak. Kështu është shprehur ish presidenti Bamir Topi, në një intervistë për Quo Vadis.
“Dy janë mundësitë, zërat e rinj ose janë në planin e naivitetit që kërkojnë të bëjnë një garë që nuk fitojnë dot, duke e ditur se si funksionojnë gjërat. Sepse gjërat po demostrohen ashtu siç funksionojnë. Ndoshta arsyetimi më qesharak është i vetëpërjashtuar. Unë nuk e kisha dëgjuar këtë ndonjëherë. Berisha gjithmonë gjen edhe terma të cilat tingëllojnë të pakuptueshëm, edhe ata që e kuptojnë u duket qesharak që japin në fakt situatën reale që po ndodh në PD”, tha Topi.
Sipas tij, me lëvizjet e fundit, Berisha po manifeston shenja frike.
“Ti e ke pasur shumë afër, e ke përdorur si referencë për institucionin politik, i thua je i vetëpërjashtuar. Pse? Sepse ka një mendim ndryshe dhe do të konkurrojë. Kryetari aktual i PD po manifeston shenja frike. Një njeri që e kontrollon plotësisht, duhet ta lërë “kundërshtarin”. Një njeri brenda një partie nuk duhet të quhet kundërshtar. Lërë dhe fiton të drejtën të shprehesh publikisht. Në rast se ti e pezullon, tregon që ajo parti ka shkuar në një situatë të rëndë të demokracisë. dhe nëse ka një problem me institucionin në Shqipëri, problemi është se është gjendja e demokracisë në partitë politike që kanë sjellë këtë. Aty fillon historia e asaj që quhet jo normale”, tha Topi.
I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj, nëse i ka dhënë ndonjë këshillë politike Ervin Salianjit, Topi deklaroi: “Unë kam parim, nuk jam njeri që nuk jap këshilla, por nuk jap aty ku nuk kërkohet. Në rast se do kishim një marrëdhënie që do kërkonte këshillë, do ja jepja. Ka ndodhur edhe më parë”.
/vizionplus.tv
“Berishën e ka kapur frika”, Topi: Arsyetimi për përjashtimin e Salianjit, qesharak 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-14 21:10:04
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


