Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas protestës së studentëve, duke dënuar dhunën e pretenduar ndaj protestuesve dhe duke akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për përdorim të forcës ndaj tyre.
Në reagimin e tij, Berisha u bëri thirrje qytetarëve, prindërve dhe mbështetësve të opozitës që t’u bashkohen studentëve në protestën e paralajmëruar për nesër, në orën 14:00, para Ministrisë së Arsimit.
Reagimi i plotë i Sali Berishës pas protestës:
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026
“Dita e sotme dhe nata ishin dita e dhunës më të egër, shtazore, të regjimit ndaj studentëve, që nga viti 90 gjer sot.
Sot, padrino i Shqipërisë, Edvin Kristaq Rama tejkaloi në dhunën e egër dhe shtazore që ushtroi ndaj studentëve në protestë paqësore, dhunën e diktatorit Ramiz Alia në dhjetor të 90 ndaj studentëve liberatorë.
Në një akt kriminal dhe pa asnjë motiv, studentë dhe studente, qytetarë të moshave të thyera, gazetarë dhe gazetare që bënin detyrën e tyre, ua agresuan në mënyrën më barbare. Ju thyen gjymtyrët, u plagosën, u çanë në kokë, u goditën dhe morën plagë në gjoks, në gjithë trupin. Në dhjetëra e dhjetëra raste.
Dëshmitarë okularë kanë dërguar video, të cilat faktojnë barbarinë mbi qytetarin duke i thyer gjymtyrët, në kohën kur ai nuk po kryente asnjë akt ndaj askujt. Dhe e morën pa ndjenja dhe e plasën në makinën e tyre. Të tjerëve, banorëve, u kanë hedhur në ballkon bombolat e gazit. Situata sonte ishte ajo e një terrori të paparë. Protesta studentore e thirrur nga studentët dhe sindikata e universiteteve mori mbështetje të madhe popullore nga qytetarët.
10 efektivë të plagosur në Komisariatin Nr.3, Hita: Zjarri rrezikoi edhe të shoqëruarit në qeli 2026
Dhe Edi Rama i tmerruar, zgjodhi dhunën e egër ndaj studentëve. Shprehu urrejtjen e tij të pakufijshme ndaj tyre. Janë me dhjetëra të shtuar në spital. Deputetë të PD-së, kanë ndjekur me shqetësim të madh gjendjen e të plagosurve.
Qarkullojnë në lajme të pakonfirmuara, të cilat nuk i bëj publike deri sa të konfirmohen. Por dhuna e egër, thyerja e kofshëve, çarja e kafkave, plagë të tjera mbi protestuesit janë fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe e Ervin Demos.
Duke dënuar me forcën më të madhe këtë dhunë të pashembullt, ftoj të gjithë anëtaret dhe aktivistët e PD-së, ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë pavarësisht bindjeve politike, ftoj prindërit e çdo të riu të vendit, të mbështesin protestën e tyre dhe kërkesën për largimin e Edi Ramës
Nesër në orën 14 para Ministrisë së Arsimit. Studentët kanë nevojë për mbështetje, ndaj le të bashkohemi nesër, studentë, prindër, të rinj, qytetarë, si të pamposhtur. Si qëndruan sot, si luan të vërtetë mbrojtën kërkesën e tyre.
Kjo është fytyra e regjimit ndaj rinisë, nesër të gjithë në mbështetje të studentëve., nesër është dita e studentëve dhe atyre”.
Egnatia mposht Vllazninë 3-1, rrogozhinasit një pikë larg kreut 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-13 21:47:34
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
Protestuesit rrethohen nga policia, largohen me vrap drejt Pazarit të Ri 2026
