Analisti Ilir Demalia, i ftuar në “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus, komentoi protestën e sotme në Tiranë.
Ai tha se protestës iu vu emri i protestës së studentëve, por se ata nuk ishin studentë. Sipas tij, çdo gjë mund të pranohet në këtë protestë, edhe përplasjet fizike, por e papranueshme mbetet sulmi i deputetit Erald Kapri ndaj drejtorit të Policisë.
Pjesë nga biseda:
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026
Demalia: Mua më duket se kjo protestë është një degëzim i protestave të tjera. Nuk më duken studentë. Edhe lista e të arrestuarve: 40, 50, 45 vjeç.
Rakipi: Nuk ishin studentë këta
Demalia: Po 45-vjeçari nuk është student. Protesta është e drejtë qytetare. Ajo që dua të them është se media nuk jep një raportim real për protestën, si për sulmin ndaj policisë, ashtu edhe për plagosjet e protestuesve dhe të policëve. Çdo televizion e jep sipas interesit të vet.
Aty ka protestë, ka vandalizëm. Në cilin vend të botës nuk ndërhyn policia Edhe dhuna ndodh, ka pasoja. Ajo që nuk ndodh në botë është që një deputet si Erald Kapri t’i turret drejtorit të Policisë. Unë nuk e kam parë këtë në botë.
10 efektivë të plagosur në Komisariatin Nr.3, Hita: Zjarri rrezikoi edhe të shoqëruarit në qeli 2026
Protesta e dhunshme, Demalia: Nuk ishin studentë, e papranueshme që deputetët sulmuan policinë 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-13 21:35:29
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
