
Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ftuar në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj ka folur për ngjarjen tragjike të 21 janarit të vitit 2011, ku katër protestues u vranë në Bulevardin përpara Kryeministrisë.
Ai tha se protagonistë ishin të gjithë në ngjarjen e 21 Janarit, përfshirë edhe Berishën.
Pjesë nga biseda:
Pranvera Borakaj: Ishte 21 janari ngjarja më e rëndë, ku ju dhe Berisha ishit protagonistë?
Bamir Topi: Protagonistë ishin të tjerë. Por ishte një ngjarje e rëndë, një ngjarje e rëndë në tragjizmin që ka kaluar Shqipëria. Çdo institucion i pavarur, si institucioni i Presidencës, por edhe drejtësia, tentuan të jenë shumë objektivë në ngjarje, të mos jenë pjesë e përplasjes politike. Aty ishte një Komision Hetimor parlamentar që akuzonte presidentin e kohës si kryetar të grushtit të shtetit. Sot pas 15 vitesh, nuk e di a kanë patur kohë mendjet e nxehta për t’u ftohur pak dhe për t’i ardhur turp për atë që ka ndodhur në politikë, për akuzat për ndërtimin e komisioneve inkuizitore. Të akuzosh kryetarin e shtetit për realizim të grushtit të shtetit është një absurditet në rradhë të parë, e dyta ka të bëjë me presionin që i bëhej kryetarit të shtetit dhe institucionet për nxjerrjen e të vërtetës. E vërtetë e cila ende s’po del plotësisht.
Pranvera Borakaj: Si ka mundësi?
Bamir Topi: Politikisht ka dalë. Kur unë fillova të shoh ata që i konsideroj “të paturpë” ta interpretojnë 21 janarin me të vërtetat e tyre të mashtrimit, më detyruan që të shkruaj të vërtetat e mia. Ata filluan ta shkruajnë historinë sipas të vërtetave të tyre të rreme, më detyrann të them edhe unë të vërtetat e mia, dhe ato janë në libër.
/vizionplus.tv
Berisha i paturp, shpërthen Bamir Topi: Mashtrime për 21 Janarin dhe puçin e shtetit 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-14 20:21:02
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


