Politologu Roland Bejko ka komentuar protestën e opozitës të mbajtur këtë të premte përpara Kryeministrisë, duke e cilësuar atë si tubimin më të dobët të organizuar ndonjëherë nga Partia Demokratike e Shqipërisë.
Në një intervistë në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, Bejko u shpreh se protesta nuk arriti të përmbushë objektivat politike të opozitës dhe tregoi dobësi të saj përballë qeverisë.
“Nuk ishte protestë, por ishte një tubim i zotit Berisha. Dhe duhet thënë që kjo ishte protesta më e dobët e Partisë Demokratike. Është kapitullimi total i revolucionit të opozitës. Të katandiset në 300-400 para Kryeministrisë padyshim që është dështim. Ky tubim dha mesazhe që opozita është e dobët dhe PD nuk përbën një kërcënim real për këtë qeveri”, tha ai.
Sipas Bejkos, pjesëmarrja e ulët në tubim dha sinjal se opozita nuk përbën aktualisht një kërcënim real politik për qeverinë.
“Ky tubim dha mesazhe që opozita është e dobët dhe PD nuk përbën një kërcënim real për këtë qeveri”, shtoi politologu.
Më tej Bejko shtoi se Berisha e kuptoi që Ervin Salianji lëvizjen e kishte për të rritur kuotat e vetes së tij dhe në këtë mënyrë e anatemoi si armik derisa sa e quajti të vetëpërjashtuar.
“Berisha e eliminoi tërësisht Salianjin. Ndërsa me Mereme Selën ka ngecur. Në fillim u hap fjala sikur ka dalë nga brenda partisë. Tani ata kanë ngecur sepse ata e kanë çuar në gjykatë. Dhe neni Basha e ka rrëzuar Saliun dhe nuk ka të drejtë të kandidojë. Berisha, i paligjshëm si kreu i PD”, tha ai.
Berisha, protesta e “lagur”/ Bejko: Tubimi më i dobët ndonjëherë! Saliu, i paligjshëm si kreu i PD 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-05-08 22:20:22
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


