
Më 31 mars, depupeti socialist Erion Braçe konfirmoi se do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës. Ambicia e tij për Tiranën vjen disa muaj pasi Rama caktoi Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare të bashkisë së kryeqytetit, një vendim që u la pezull për shkak se Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë kryebashkiakun e arrestuar Erion Veliaj.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim në rrjetet sociale deklaroi se PD do të dalë me një kandidat të përbashkët të gjithë opozitës.
Berisha: Lidhur me deklaratën e Braçes, Braçe mbahet si përfaqësues i një partie që është zhdukur pa nam e nishan. Në fakt nuk është zhukur, ka marrë trajtën e re. Në duart e Ramës tani është një parti krimi. Më mirë të mos komentoj. Partia Demokratike do t’u ofrojë qytetarëve të Tiranës dhe kur të japë diskutimet në mënyrë transaprente, kandidaturën më të shkëlqyer. Do bëjë gjithçka për një front më të gjerë me të gjithë opozitën dhe t’u ritkhejë kryeqytetin qytetarëve.
Sa i takon strategjisë që PD do të ndjekë në protestën e radhës më 17 prill, Berisha nuk dha detaje pasi tha se dëshiron ta kapë kundërshtarin në befasi.
Berisha: Kryengritja paqësore më e fuqishme, strategjia e saj do të bëhet publike, por natyrisht kundërshtarin dua ta kapim në befasi. E ka edhe këtë kërkesë kryengritja paqësore. Prandaj unë, shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen në kryengritjen paqësore të PD-së në mbrojtje të vendosur të interesave të tij, të familjes dhe vendit. Nuk ka asgjë më të dëmshme se sa të heshtësh para kësaj gjendjeje dramatike.
Braçe kandidat për Tiranën, Berisha: Ne do t’u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer! 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-04 11:43:54
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


