
Teksa të gjithë po paguajmë çmime më të shtrenjta, ka një përfitues nga e gjithë kjo situatë që është arka e buxhetit të shtetit.
Çmime më të shtrenjta përkthen në më shumë taksa që paguhen. Ilir Ciko, ekspert ekonomie thotë se qeveria pa asnjë reformë fiskale dhe pa u munduar fare, fiton minimalisht 70 mln euro vetëm nga rritja e çmimit të naftës.
“Është një llogari shumë e thjeshtë. Teksa nafta kishte një çmim mesatar 170-175 lekë për litër para luftës, tashmë është afro 2010 lekë. Vetëm me këtë rritje dhe me 20 % TVSH që aplikohet, buxheti fiton deri në 70 mln euro. A është e drejtë që këto para qeveria ti mbajë apo duhet ti rishpërndajë?”, tha Ciko.
Ulja e akcizës është një masë e cunguar që nuk ka efekt në zbutjen e krizës thotë z. Ciko. Sipas tij duke patur në konsideratë faktin që ushqimet në Shqipëri kushtojnë shumë më shtrenjtë se në vendet e BE-së, qeveria duhet të mendojë të zbusë efektet për shtresën e mesme.
“Tashmë edhe pa krizën e fundit të çmimeve, ne sot paguajmë më shtrenjtë ushqimet. Shtresa e mesme është e goditur dhe e rënduar. Qeveria duhet ta ketë në konsideratë pikërisht këto familje”, u shpreh ai.
Por edhe pse një sërë produktesh ushqimore janë rritur ndjeshëm, INSAT duket se nuk konstaton të njëjtin realitet.

Sipas të dhënave të INSTAT çmimet u rriten në Mars, krahasuar me Shkurtin vetëm 0.1 %. Por për ekspertin Ilir Ciko këto shifra nuk janë tregues i realitetit, i cili pritet të reflektohet në muajit në vazhdim.
/vizionplus.tv
Buxheti, përfituesi i heshtur i krizës së çmimeve 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-12 18:31:31
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


