Nga Martin Leka
Brezi ynë ka patur një fat të madh dhe mund të quhet një brez i jashtëzakonshëm.
E kam fjalën për jetën e dy kohëve: Mbylljes dhe Hapjes, Diktaturës dhe Demokracisë, Censurës dhe Lirisë…
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
Gjithsekush që i ka jetuar dy kohët në moshë madhore, ka padyshim opinionet dhe këndvështrimet e veta.
Por, thelbi i kohës është njeriu.
Pa njeriun koha është nocion abstrakt. Nuk mund ta prekim, nuk mund ta izolojmë si objekt, nuk mund ta shohim. Por, ne shohim ndryshimet që ndodhin dhe konceptojmë kohën.
U zgjata pak si shumë, për të sjellë në kontekstin e sotëm kohën e një njëriu, të cilit i dhamë lamtumirën e fundit dje!
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026
E kam fjalën për Kujtim Buzën, Piktorin e Merituar dhe një ndër pasardhësit e denjë të dinastisë Buza.
Në “Kohën e Parë”, Kujtim Buza ishte biri i një prej figurave më të rëndësishme të pikturës shqiptare të shekullit të njëzetë. Ndoshta figura madhore e babait ka patur trysninë e vet dhe nuk i’u kushtua më shumë pikturës se sa pedagogjisë, burokracisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artisteve dhe kritikës. Gjithsesi, sfida për Kujtim Buzën ishte e madhe: të krijonte emrin dhe personalitetin e vet në pikturë. Të quhej piktor Kujtim Buza, jo thjeshtë djali i Abdurrahim Buzës. Marrëdhënie të tilla baba-djale dhe djalë-baba në kushte janë aq të bukura e mbresëlënëse, sa të dy, edhe baba, edhe biri, do të ndiheshin të përkëdhelur maksimalisht me suksesin e njëri-tjetrit.
Në Kohën e Parë, Buza-t për mua ishin dinasti e adhurueshme. E atë kohë, ishte fat ti takoje. Unë nuk e pata atë fat, megjithëse rastësisht kur isha student, pata qenë delegat në një Kongres të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, seksioni i Letërsisë.
Në Kohën e Dytë, fati më takoi me shumë piktorë e skulptorë, si psh. Kristaq Rama, Muntaz Dhrami, etj. që kishin studion poshtë shtëpisë sime. Fati më takoi edhe me Kujtim Buzën. Fati themi për çdo gjë, por në fakt ky fat kishte emrin e një tjetër piktori ndër më të shquarit e kohës së sotme, shokut tim të hershëm, Mjeshtrit të Madh, Pashk Përvathi.
10 efektivë të plagosur në Komisariatin Nr.3, Hita: Zjarri rrezikoi edhe të shoqëruarit në qeli 2026
Pashku më prezantoi për herë të parë me Kujtimin. Ai me foli edhe më vonë për “Profesorin”, siç e quante ai dhe pak a shumë, i ka renditur të gjitha me një “penelatë” fjalësh kaq të ndjera në homazhin që i bën Kujtim Buzës!
Më pas e takova shpesh. Pas Pashkut, një tjetër mik i imi, Fejzi Keraj, më foli për Kujtimin. U takuam edhe të tre. Fejziu është vëllai i piktorit të shquar Jakup Keraj. Pas Fejziut me foli edhe piktori tjetër i shquar Zamir Mati, me të cilin Fejziu ka lidhje familjare. Ja kështu rrodhën ngjarjet, “mik pas miku” dhe unë u bëra mik me Kujtimin.
Kafet e mëngjesit poshtë banesës deri para një viti, ishin të zakonshme. Por Kujtimi ishte një njeri i jashtëzakonshëm. Më dha njëherë ti shikoja e redaktoja një letër të cilën ja dërgoi kryministrit. Pasi e mbaruam, e pyeta: “O Profesor, po pse duhet ti di unë këto gjëra”?! -E para, ti je gazetar. E dyta, ti je miku im. E treta, ti je miku i miqve më të mirë që kam”… U ndjeva i përkedhelur padyshim.
Dje kur po përcillnim Kujtim Buzën, gjithçka ishte e qetë. Një heshtje ku edhe era ishte zhdukur dhe ku as zogjtë nuk cicërinin.
Nën një heshtje të tillë ikin njerëz të mëdhenj.
…Buza iku, për të mbetur Kujtim!
Egnatia mposht Vllazninë 3-1, rrogozhinasit një pikë larg kreut 2026
Buza iku, për të mbetur Kujtim 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-31 09:31:35
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


