Duke filluar nga sot në supermarketet greke, mbi 1.660 produkte do të jenë në dispozicion me çmime më të ulëta, ndërsa pritet që numri i tyre të shkojë mbi 1.700.
Qeveria dhe bizneset vendase kanë nënshkruar një marrëveshje për të ulur çmimet, me synimin për të ndihmuar familjet që përballen me kosto të larta të jetesës. Kjo listë përfshin artikuj ushqimorë si mielli, qumështi, mishi, si dhe produkte të tjera si detergjentë, shampo, pelena për fëmijë dhe mjetet shkollore.
Ulja mesatare e çmimeve pritet të jetë rreth 7%, në varësi të artikullit dhe do të vazhdojë për një periudhë prej dy deri në katër muaj. Disa produkte, veçanërisht mjetet shkollore, do të kenë një ulje më të madhe dhe tek disa të tjera mund të shkojë deri në 35%.
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
Produktet që përfshihen në këtë program do të shënohen me një shenjë të veçantë në supermarket, dhe konsumatorët mund t’i identifikojnë ato edhe në platformën online “PosoKanei”- “SaKushton”. Megjithatë, organizatat e konsumatorëve bëjnë të ditur se ulja e çmimeve nuk do të prekë automatikisht të gjitha produktet në një kategori, por vetëm disa produkte specifike që janë përfshirë në marrëveshje.
Në të njëjtën kohë, qeveria është në fazën përgatitore për të vazhduar subvencionimin e karburanteve. Një vendim pritet të merret në lidhje me vazhdimin e subvencionit prej 10 cent për litër për naftën, ndërkohë që çmimet e karburanteve mbeten mbi dy euro për litër.
Këto masa qeveritare vijnë disa ditë para Panairit Ndërkombëtar të Selanikut, ku pritet që kryeministri Mitsotakis të prezantojë një paketë ekonomike të re për të ndihmuar të ardhurat dhe familjet greke e cila thuhet se mund të shkojë deri në 1.7 mld euro.
Nga ana e tyre partitë opozitare që po përgatiten për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen ne muajt e ardhshëm vazhdojnë kritikat ndaj qeverisë për politikat e saj sidomos në përballimin e shtrenjtësisë në artikujt ushqimorë, karburante, energjinë elektrike apo qiratë e shtëpive.
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-31 09:35:19
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
10 efektivë të plagosur në Komisariatin Nr.3, Hita: Zjarri rrezikoi edhe të shoqëruarit në qeli 2026


