Analisti Ergys Mërtiri dhe anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Ilir Alimehmeti janë përplasur me njëri-tjetrin në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 mbi demokracinë e brendshme në Partinë Demokratike.
Mërtiri i është drejtuar Alimehmetit se përse PD nuk respekton rregullat dhe statutin e saj, ndërsa Alimehmeti i është përgjigjur se duhet të jesh anëtar i kësaj force politike që të adresosh problematikat e brendshme.
Nga ana e tij, Mërtiri ka replikuar se “partitë politike nuk janë private sepse Partia Demokratike ka ligje, ka rregulla dhe shkon në gjykatë, pra është subjekt publik. Po ju i kërkoni publikut votën. Pra shtëpia nuk është aq e mbyllur, është e hapur për të gjithë. Kur i kërkoni publikut votën, atëherë shtëpia është e hapur”.
Debati në studio
Mërtiri: Ju thoni me të drejtë kur thua që partia duhet Debati/Mërtiri: Pse PD nuk respekton rregullat?Alimehmeti: Nëse jeni anëtar, keni të drejta të plotatë ndahet nga shteti. Problemi është që po e njëjta mentalitet ekziston edhe tek ju dhe unë besoj që kjo është një nga arsyet pse PD nuk vjen në pushtet. Sepse brenda Partisë Demokratike individi nuk është i ndarë nga partia. Pra kemi parti-shtet dhe është i njëjti mentalitet.
Alimehmeti: Është shumë e thjeshtë brenda shtëpisë sonë, ne kështu i bëjmë punët.
Mërtiri: Jo, shiko, nuk është shtëpia jote. Partitë politike nuk janë private. Ti thua “ne e bëjmë vetë”, jo. Sepse Partia Demokratike ka ligje, ka rregulla dhe shkon në gjykatë, pra është subjekt publik. Po ju i kërkoni publikut votën. Pra shtëpia nuk është aq e mbyllur, është e hapur për të gjithë. Kur i kërkoni publikut votën, atëherë shtëpia është e hapur.
Alimehmeti: Po, por kur flasim për kërkesën e votës së publikut brenda zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.. Unë të dhashë tre shembuj nga vende të mëdha europiane ku parti të mëdha u përmbysën dhe erdhën parti të tjera në fuqi. Shumë mirë, le ta bëjnë.
Mërtiri: Pse nuk kemi të drejtë, ti thua, ne nuk kemi të drejtë të kërkojmë që kjo parti të respektojë rregullat e brendshme, të respektojë statutin.
Alimehmeti: Po, duhet të jesh anëtar
Mërtiri: Pse duhet të jesh anëtar për ta kërkuar këtë?
Alimehmeti: Nëse je anëtar ke të drejta të plota.
Mërtiri: Ky koncept i brenda dhe jashtë nuk është territorial.
Alimehmeti: Është si një OJQ, ke të drejtë ta thuash.
Mërtiri: Çfarë do të thuash ti, ti thua që pasi këta njerëzit e mi këtu i mbajnë gojën mbyllur dhe ne nga jashtë nuk kemi të drejtë të kërkojmë që ajo parti të ketë…
Alimehmeti: Ti nuk mund ta kërkosh. Jo, ti e di shumë mirë sepse po përpiqesh të bësh rregulla në shtëpinë e komshiut.
Mërtiri: Dëgjo, dëgjo, unë nuk po bëj rregullat. Ju i bëtë rregullat. Rregullat dhe statutet janë sanksionuar dhe regjistrohen në gjykatë. Pra rregullat janë publike dhe ne kemi të drejtë të gjykojmë demokracinë e brendshme të asaj partie.
Debati/Mërtiri: Pse PD nuk respekton rregullat?Alimehmeti: Nëse jeni anëtar, keni të drejta të plota 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-03-30 20:47:10
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

