
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja e kasafortës në një banesë në rrugën “Zihni Sako”, nga dy autorët, Andi Hasani dhe Agron Goxhaj.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj bën me dije se Andi Hasani dhe Agron Goxhaj ruajtën pronarin e banesës ku vodhën kasafortën në zonën e Kinostudios në Tiranë derisa doli nga shtëpia dhe përmes një çelësi të punuar nga Goxhaj hynë brenda dhe morën kasafortën me gjithçka kishte brenda.
Më pas u larguan duke rregulluar çdo gjë dhe pasi e hapën brenda saj gjetën një shumë parash dhe sende me vlerë, përfshirë disa bizhuteri dhe një pistoletë që pronari e kishte me leje. Me gjetjen e armës, Hasani dhe Goxhaj janë frikësuar dhe kanë menduar se pronari mund të ishte punonjës policie.
Ata janë rikthyer sërish në banesë për të lënë vetëm armën me kasafortën, por jo sendet e tjera me vlerë. Megjithatë, sapo janë afruar kanë konstatuar në banesë policinë, e cila ishte thirrur nga pronari pas denoncimit për vjedhje.
Fillimisht, sapo kanë parë policinë kanë tentuar të largohen me vrap, por efektivët e Komisariatit nr. 4 mundën t’i kapin.
Nga kontrollet në shtëpinë e Agron Goxhajt, i cili rezulton me precedent penal, i arrestuar më parë për plagosje në Shkodër, u gjet punishtja për falsifikim të çelësave të dyerve.
Me të njëjtën skemë dyshohet se kanë vjedhur bashkë edhe shtëpi të tjera në zona të ndryshme. /vizionplus.tv
Detaje/ Vodhën kasafortën në Tiranë, dy autorët rikthehen për të lënë armën, ja skema që përdorën 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-04 12:09:15
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


