Autoritetet braziliane i kanë dhënë dritën jeshile kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e Ervin Matës, i cili kërkohet nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Hetimi europian: Rusia ndikoi (edhe) në Shqipëri/ Moska dhe Irani, ndërhyrje në rrjetet sociale 2026
Vendimi është marrë më 14 shtator 2026 nga Gjykata Supreme Federale e Brazilit, e cila ka vlerësuar se kërkesa e paraqitur nga Qeveria shqiptare shoqërohej me dokumentacionin e nevojshëm dhe përmbushte kriteret e përcaktuara në legjislacionin brazilian për migracionin.
Gjykata braziliane ka vlerësuar gjithashtu se veprat penale për të cilat autoritetet shqiptare kërkojnë ekstradimin e Matës kanë korrespondencë në legjislacionin penal brazilian. Po ashtu, është konstatuar se afati i parashkrimit për ndjekjen penale nuk ka përfunduar.
Kush është Ervin Mata
Ervin Mata është shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej nëntorit të vitit 2023, pas lëshimit të një urdhër-arresti ndaj tij.
Në vitin 2023, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Mata kërkohet për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Hetimet e lidhin Matën me trafikimin e 240 kilogramëve kokainë drejt Frankfurtit të Gjermanisë në vitin 2020.
Ai dyshohet gjithashtu se ka përfituar rreth 81 milionë lekë nga aktiviteti i paligjshëm dhe se ka pasur rol në organizimin dhe financimin e vrasjeve.
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
Autoritetet shqiptare e akuzojnë për drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të narkotikëve dhe për trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës.
Ekstradimi i Ervin Matës, Brazili pranon kërkesën e autoriteteve shqiptare 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-16 08:22:41
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026
