Ka mbetur rreth një orë deri në fillimin e seancës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Ekipet mbrojtëse të katër të akuzuarve kishin kërkuar që, për shkak të kompleksitetit të rastit, shpallja e aktgjykimit dhe caktimi i dënimit të bëheshin në ditë të ndryshme, në rast se vendimi do të ishte fajësues.
Kjo kërkesë, e kundërshtuar nga Prokuroria e Specializuar, nuk është aprovuar nga trupi gjykues. Gjykata ka vendosur që të ndiqet praktika e aplikuar edhe në rastet e tjera të Dhomave të Specializuara.
Në rast të një vendimi dënues, kohëzgjatja e dënimeve do të bëhet e ditur në një fazë të mëvonshme. Palët do të kenë mundësi të paraqesin parashtresat e tyre pranë trupit gjykues lidhur me çështjen e dënimit.
Gjatë seancës, aktgjykimi do të lexohet veçmas për secilin prej katër të akuzuarve. I pari që do të dëgjojë aktgjykimin do të jetë Hashim Thaçi, i ndjekur nga Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Seanca pritet të zgjasë rreth dy orë.
/abcnews.al/
Sytë nga Haga/ Edhe një orë nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-16 08:23:43
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
