Ekspertja Juxhina Sotiri komentoi zhvillimet në Hungari me zgjedhjet e fundit, ku Orban humbi pas disa vitesh qeverisje. Sotiri tha se zgjedhja e Magyar si kryeministër i ri është fitore për Bashkimin Europian. Sotiri shtoi se Hungaria do të vetëorientohet drejt BE dhe NATO.
“Është një fitore për BE dhe do të ndryshojë konfigurimin e votëbesimit, pasi vota me një sentiment pro-rus dhe një euroskeptiku si Orban ishte ajo që pezullonte vendimmarrjet e duhura.
Lideri i ri ka një linjë deri diku të ngjashme me Orban për integrimin në BE. Të gjitha procedurat e përshpejtuara nuk janë shumë realiste dhe të qëndrueshme, qoftë për Ukrainën dhe vendet e tjera. Ajo që është pozitive ka të bëjë me zhbllokimin e një sërë kredish që BE i jep këtyre vendeve dhe vetë Hungaria ka kredi që janë bllokuar për aferat korruptive të Orban, që çonin në një rritje të korrupsionit.
Edhe për Hungarinë do të jetë një shpresë, edhe pse shihet edhe ndikimi i faktorëve të huaj. Është një vetëorientim drejt BE-së dhe NATO-s.
“Fitorja e Magyar, fitore per BE”, Sotiri: Hungaria do vetëorientohet drejt BE dhe NATO 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-13 19:48:03
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


