Janë javët e fundit dhe çudirat nisin të shtohen. E papritura e radhës në Superligën shqiptare të futbollit ndodhi në Arenën e Rrogozhinës, ku Flamurtari arriti një fitore të pashpresuar, duke mbajtur ende gjallë shpresat për mbijetesë.
Vlonjatët ia dolën 2-0 me gola të shënuar nga Haime në pjesën e parë dhe Ememe pas pushimit.
Kampionët në fuqi të vendit ishin pa dy nga lojtarët kryesorë, si Aleksi dhe portieri Dajsinani, e padyshim që kjo mund të ketë pasur ndikim.
Ata patën edhe ndonjë rast, por ose gabuan rëndë, ose i ndaloi portieri mik, Aleksovski.
Egnatia pati nevojë për fitoren, sepse Vllaznia ka nisur të shkëputet në krye të renditjes, e po ashtu Elbasani është bërë kërcënues.
Nuk ia doli gjithsesi, e këtu ndikoi edhe kartoni i kuq i marrë nga Xhemajli i vendasve pikërisht në fund të pjesës së parë.
Interesant fakti që gjyqtari Allkja i ktheu sërish ekipet në fushë, edhe pse kishte mbyllur pjesën e parë, dhe u këshillua me VAR-in.
Sa për Flamurtarin, ky ishte një nga rastet e fundit për të synuar mbijetesën, sepse ndodhet në vendin e fundit të Superligës.
Ndeshja tjetër e luajtur në të njëjtën orë, ajo mes Vorës e Vllaznisë, u mbyll pa gola.
Të dy ekipet e gjetën rrugën e rrjetës, por gjithçka u quajt e pavlefshme nga arbitri, për pozicion jashtë loje dhe prekje të topit me dorë.
Pas 32 ndeshjeve të luajtura, Vllaznia kryeson kampionatin me 60 pikë, Egnatia është e treta me 54 pikë, Vora ka 32 dhe Flamurtari mbyll ende renditjen me 29 pikë.
Flamurtari “ngre” flamurin/ Egnatia, “dhuratë” vlonjatëve në garën për mbijetesë në Superligë 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-18 21:18:56
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


