Ish-ministri Arben Malaj ishte i pranishëm në dëgjesën qytetare për Reformën Administrativo-Territoriale dhe nuk hezitoi të mbajë fjalën e tij rreth propozimeve të deritanishme. Sipas tij, nuk duhet ulur numri i bashkive, madje duhen kthyer komunat.
“Përshëndetje dhe faleminderit, komisionit dhe qytetarëve, por mos na lajmëroni vetëm një ditë përpara, sepse ne nuk jemi pica taksi. Të përgatitemi duam kohë. Nëse flitet për decentralizim, flitet për demokraci dhe demokracia lokale përcaktohet si gjaku i demokracisë në nivel vendor.
Sa më afër qytetarit të jemi në reformat që bëjmë, aq më i vogël bëhet deficiti demokratik. E dyta shpesh përdorni alibinë se BE do rajone të mëdha me mbi 800 mijë vetë, por nuk ka asnjë kufizim sesa numër bashkish dhe komunash duhet të ketë brenda këtij koncepti.
E treta keni konceptin e njësisë administrative, nuk është demokratik, por administrativ. Duhet të ktheni komunat, t’i zgjidhni vetë kryetarët e tyre dhe të mos keni merak për kapacitetet, sepse në fund të fundit e dimë se BE punon me parimin e zëvendësimit.
Kur dështon lagjja, përgjigjet komuna, kur dështon komuna, përgjigjet qarku, kur dështon vendi, përgjigjet BE me të gjitha mjetet dhe ndihmat e tij që të mos cenohet jeta e qytetarëve. Nëse këto parime nuk mbahen parasysh, situata është shumë kritike.
Tjetra, z.Mazniku situata nuk është aq rozë sa ju e paraqisni, sidomos në Vlorë. Richard Mollet, që ka themeluar BE, thotë se institucionet janë shumë të rëndësishme, por njerëzit të cilëve u besohen këto institucione janë më tepër të rëndësishme. Nëse mungon demokracia, vjen autokracia. Të mos merremi me territorin, bashkia organigramë dhe kjo e fundit ka struktura.
A do të ketë komuna e bashki në vështirësi? Do të ketë, prandaj bën rishpërndarje shteti, duhet të përdorë si duket taksat e qytetarëve. Unë kam mbrojtur idenë se shkurtimi i bashkive do të varfërojë fshatrat. Çdo reformë që do të ketë qëllimin të ulë numrin e bashkive dhe komunave do të jetë një dështim i dytë”, tha Malaj.
Dëgjesa për Reformën Administrative, ish-ministri Malaj: Ktheni komunat! Situata nuk është aq rozë sa e paraqisni 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-05-05 18:00:53
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


