
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike e ndodhur në Tushemisht të Pogradecit, ku humbi jetën 65-vjeçari Kristaq Çulaku, pasi u dëmtua aksidentalisht gjatë punimeve në banesën e tij.
Sipas informacioneve paraprake, Çulaku ishte duke përdorur një mjet prerës tip troko/fleksibël, kur për arsye që po hetohen u plagos rëndë. Edhe pse u transportua drejt spitalit, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Fqinjët, të tronditur nga ngjarja, tregojnë se kanë dëgjuar britmat e tij dhe kanë nxituar për t’i ardhur në ndihmë.
“Në mëngjes erdhi te unë dhe më tha se do të shkonte në Korçë. Më pas hyri në shtëpi dhe mori trokën, kishte diçka për të bërë. Kur dëgjuam që po bërtiste, vrapuam menjëherë. Ishte ende gjallë” rrëfen një nga fqinjët.
Një tjetër banor i zonës tregon se 65-vjeçari jetonte i vetëm dhe po mprehte një vegël pune në momentin e aksidentit.
“Jetonte vetëm. Po mprihte një thikë ose një drapër. Papritur u dëgjua një shpërthim i fortë. Kur shkova, e gjeta të shtrirë. I hodha ujë, por nuk po përmendej. Erdhi infermierja e fshatit, ndërsa ambulanca u vonua shumë. Trupi i tij ishte i mbuluar me gjak,” dëshmon ai.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
/vizionplus.tv
“Dëgjuam britmat”, 63-vjeçari humbi jetën nga trokoja, fqinjet rrëfejnë momentet e fundit: Ambulanca u vonua 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-07-29 10:57:37
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


