
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se po e vonon me qëllim konstituimin e Kuvendit dhe hapat për krijimin e institucioneve të reja.
Për sa i përket zgjedhjes së presidentit, Haradinaj ka propozuar rikthimin e Hashim Thaçit në këtë post.
Në një deklaratë për mediat nga ambientet e Kuvendit, Haradinaj nënvizoi se do të ishte nder për deputetët e legjislaturës së 11-të që ish-presidenti Hashim Thaçi të zgjidhej sërish.
“Atij i është marrë mandati nga një ndërhyrje ligjore dhe me kthimin e tij është nderi ynë si shqiptarë, si komb, jo për shkak të ndonjë afërsie partiake a politike, por për shkak të një kundërpërgjigjeje të armiqve të Kosovës që kurrë nuk flenë, që t’ia vazhdojmë mandatin. Ka edhe x opsione të tjera, mos me mbajtur peng Kosovën”, tha Haradinaj.
Thaçi u zgjodh president i Kosovës më 26 shkurt 2016 dhe dha dorëheqje nga posti më 5 nëntor 2020 dhe u nis drejt Hagës. Aktualisht, Thaçi gjendet në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, nën akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Nga ana tjetër, Albin Kurti po kërkon marrëveshje politike për presidentin me LDK-në, para se të vazhdohet me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.
Megjithatë, këto dy forca politike ende nuk kanë përmendur ndonjë emër konkret për kreun e shtetit.
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-22 13:48:00
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026


