Kanë kaluar më shumë se dy javë që prej përfundimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, e që nga ajo kohë vetëm një seancë është thirrur po procesi i funksionalizimit nuk ka përfunduar.
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka thënë që kërkesa për më shume kohë e bërë nga kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti në mënyrë që të arrihet marrëveshje për presidentin është zvarritje e qëllimshme e propozoi që mandati i ndërprerë i ish-presidentit Hashim Thaçi si pasojë e gjykimit në Hagë, duhet të vazhdohet.
“Nëse don zgjidhje Kurti, pra regjimi i Kurtit, me të thënë të drejtën është nder i kësaj legjislature por edhe të çdo legjislature të ia vazhdojë mandatin presidentit Thaçi. Atij i është marrë mandati nga një ndërhyrje ligjore”, u shpreh Haradinaj.
Të shtunën opozita ka vazhduar kërkimin e konstituimit të Kuvendit nga ulëset e rezervuara për deputetët.
Duke konsideruar që askush nuk është mbi kushtetutën, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës i bën thirrje Lëvizjes Vetëvendosje të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive.
“Asnjë individ nuk është mbi kushtetutën. Asnjë parti nuk është mbi kushtetutën. Asnjë pushtet nuk është mbi republikën e Kosovës. Kjo është vija që duhet ta mbrojmë të gjithë”, tha Altin Krasniqi.
“Një mesazh i cili duhet të shkojë mu në veshin e atyre që sot nuk janë në vendin e punës së tyre është se dobësimi dhe rrezikimi i shtetit nuk vjen vetëm nga keqqeverisja, por vjen duke shkelur mbi vendimin e sovranit”, tha Besnik Tahiri, deputet i Alenacës.
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
Për t’u konstituuar Kuvendi, duhet të zgjidhen kryetari dhe pesë nënkryetarët. Lëvizja Vetëvendosje e cila ka përgjegjësinë e propozimit të kryetarit të parlamentit nuk e ka bërë këtë duke thënë se i duhet më shumë kohë deri sa të arrijë marrëveshje për presidentin, për çka po negocion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-22 13:50:15
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026


