Grupi i zjarrit u rikthye në rrugët e kryeqytetit pas më shumë se 20 ditëve, sërish nën udhëheqjen e PD, duke sulmuar forcat e policisë dhe duke kthyer rrugët e Tiranës në vendin perfekt për të hedhur bomba molotovi.
Por edhe pse skenari i tyre nuk ndryshon, policia këtë herë përdori një taktikë tjetër për parandalimin e akteve të përsëritura të dhunës. Pasi grupi i molotovit, i përbërë në shumicën e tyre nga të mitur, nisi me sulmin, menjëherë efektivët e policisë arritën t’i arrestonin. Në protestën e kësaj të premteje u shoqëruan 22 protestues, disa pas akteve të dhunës, të tjerë pa mundur të vepronin, por me çantat plot me molotovë.
Edhe në këtë protestë pati të lënduar; në spitalin e Traumës u paraqit një efektiv policie, të cilit i shpërtheu një kapsollë në trup. Ndërkohë, në spital u paraqitën edhe 3 protestues, përfshirë deputetin Luçiano Boçi dhe ish-kandidatin Aulon Kalaja.
Hita kalon testin e molotovëve/ Neutralizohen pa shpërthyer 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-17 21:27:19
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


