
Raporti i krijuar brenda Ferma Vip mes Indrit dhe Vanesës ka qenë një nga më të komentuarat. Ka qenë Indri ai që fillimisht ka shprehur pëlqim për Vanesën, duke e vlerësuar si vajzë dhe duke i renditur cilësitë pozitive.
Por pasi edhe Vanesa i dha një “dritë jeshile”, Indri u duk sikur u luhat në ndjenjat e tij dhe kërkoj një lloj distancimi nga fermerja.
I pyetur mbi raportin që ai sot ka me Vanesën, Indri mohoi që mes tyre do të lind një histori dashurie. Shkak për këtë, është një marrëdhënie e kaluar e Indrit, me të cilën ka edhe një djalë 3 vjeç.
“Këto ditë kanë qenë të vështira. U kërkoj falje familjes time dhe publikut. Falenderoj produksionin që më ka suportuar. Kam qenë në mendime që më kanë prekur. E kam përjetuar shumë këtë që kam me Vanesën. Kam arritur në konkluzionin që unë nuk jam në gjendje për të pasur një histori dashurie, jo vetëm brenda por as jashtë. Këto vite nuk jam shëruar nga plagët që kam pasur në jetën time dhe është e pamundur për mua për të filluar diçka të re. rreziku që në diçka të re të ndodhë ajo që ka ndodhur është e madhe dhe nuk dua të jetë keq as për personin që është përballë e as për mua.
Vanesa ka shpirtin më të pastër që kam njohur. Pas historive të kaluara duhet të marrësh veten. Mendoj shumë për djalin, jo për veten dhe ndaj nuk dua ta marr një shans të madh”, tha Indri.
Indri i “vë kapakun” marrëdhënies me Vanesën: Nuk më është mbyllur plaga që kam pasur, s’mund të filloj diçka të re 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-20 22:00:17
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


