Eksperti i sigurisë Xhavit Shala duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli theksoi se në konfliktin në Iran ka dy koalicione që po përplasen, SHBA dhe Izraeli nga njëra anë dhe Irani me 3-4 aktorë të tjerë nga ana tjetër. Shala vë në dukje që për Izraelin, Irani përbën një kërcënim ekzistencial, ndërkohë që për SHBA-të konsiderohet kërcënim rajonal.
“Në strategjinë e sigurisë kombëtare të SHBA-ve Irani është cilësuar si një kërcënim rajonal, jo si kërcënim global, në raport me SHBA-të. Ndërsa në raport me Izraelin, Irani është kërcënim ekzistencial, lidhet me ekzistencën e Izraelit dhe Izraeli është në të drejtën e tij të kërkojë njohje, siç e njohën disa shtete të tjera arabe, ta kërkonte njohjen, por këto probleme tashmë shkuan në zgjidhje deri në këto nivele. Irani s’e ka pranuar asnjëherë ekzistencën e Izraelit dhe në strategjinë e tij ka qenë zhdukja e Izraelit”, tha Shala.
“Kemi një luftë ku ka dy koalicione, një është Izrael plus SHBA dhe një koalicion tjetër që është Irani dhe 3-4 aktorë të tjerë, siç janë Hezbollahu dhe milicitë shiite në disa vende”, theksoi eksperti i sigurisë.
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen… 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-03-24 21:12:06
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


