Festimet për fitoren historike të Paris Saint-Germain në finalen e Champions League kundër Arsenalit janë shndërruar në trazira të dhunshme në disa qytete të Francës, duke lënë pas një viktimë, disa të plagosur dhe qindra të arrestuar.
Sipas mediave franceze, përleshjet mes tifozëve dhe policisë u raportuan në Paris, Rennes, Strasburg dhe Grenoble. Autoritetet konfirmuan se një 23-vjeçar humbi jetën pasi u përplas me motor në një bllok betoni gjatë incidenteve, ndërsa një 17-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë në terapi intensive pasi u godit disa herë me thikë pranë Champs-Élysées.
Në Paris, grupe tifozësh dogjën automjete, vandalizuan dyqane dhe dëmtuan pronë publike. Një grup i vogël tentoi madje të sulmonte një komisariat policie, duke detyruar forcat e rendit të ndërhyjnë me masa të forta sigurie.
Prokuroria e Parisit bëri të ditur se 277 persona janë vendosur në paraburgim, mes tyre edhe 82 të mitur. Shumica e arrestimeve lidhen me sulme ndaj policëve, vandalizëm, vjedhje dhe prishje të rendit publik.
Një tjetër incident serioz ndodhi kur një automjet humbi kontrollin dhe u përplas me tarracën e një restoranti, duke plagosur dy persona, njëri prej tyre rëndë.
Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, deklaroi se gjithsej 57 efektivë policie mbetën të plagosur dhe se episode dhune u regjistruan në të paktën 15 qytete të vendit.
Kaosi në Francë pas fitores së PSG në Champions/ Shënohet viktima e parë, 57 policë ngelin të plagosur 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-05-31 19:23:06
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


