Pyetjes së gazetarëve se kur do të mbahet protesta e radhës, përpara apo datës 23 maj, ditë kur dhe do të zhvillohen zgjedhjet brenda PD për kryetarin, Berisha u përgjigj duke thënë “Skam asnjë koment. Nuk e di ende, do ta shohim”.
Berisha: Në këtë ditë shiu, në këtë ditë jo të lehtë, latë çdo gjë. Dolët në shesh duke u përballur me të keqen më të madhe, me narkoregjimin e Ramës, Lubi Ballukut dhe Lindave të tij. Sot regjimi dëshmoi fytyrën e vërtetë. Bllokoi marshimin paqësor. Garantoj se do të ketë të gjitha përgjegjësitë që meriton.
Miq, nuk ka polici në botë që mund një popull kryengritës, ta harrojnë. Jemi në këtë betejë me moton e hershme të shqiptarëve: ja të vdesim, ja të rrojmë për liri. Asgjë në botë s’do të mund të na imponojë të pranojmë pushtetin e hajdutëve dhe kriminelëve si Rama. Të pranojmë pushtetin e një lubie të vërtetë të shqiptarëve. Hajdutë që, me vjedhjen e pasurive dhe fondeve, mjerojnë qindra mijëra shqiptarë dhe largojnë nga vendi mijëra të tjerë.
Beteja jonë është betejë për çdo qytetar shqiptar. Beteja jonë është betejë për dinjitetin e çdo shqiptari. Beteja jonë është betejë për të ardhmen e Shqipërisë. Është kryengritje kundër regjimit më të keq, kundër mafies më të rrezikshme që Shqipëria ka njohur në tërë historinë e saj.
Asgjë nuk do të mund të na mposhtë pa nisur në burg Lubi Ballukun, atje ku e ka vendin kjo hajdute e pafytyrë. Për fytyrë ka vjedhjen dhe cinizmin. Pa larguar nga pushteti dhe pa dërguar para ligjit kriminelin Edi Rama.
Ne jemi në këmbë dhe, edhe njëherë, kam mirënjohje që asgjë nuk ju dekurajoi sot, as terrori i policisë së radhës së kaluar, as propaganda, as moti. Kjo kohë do të marrë fund. Asgjë s’na mposht. Rama, dije mirë se të ardhme nuk ke. Fundi yt është i pashmangshëm.
Nëse do të ndiheshim në kurth, ne i kishim rrugët e tjera të hapura. Ne shkuam drejt aty. Nëse ai mendoi se na bëri kurth, gaboi. Ne e dinim që na kishte bllokuar rrugën, e kishim marrë vesh përpara. Asnjë kurth. Përkundrazi, kishim disa rrugë të tjera, por shkuam vetë drejt rrethimit. Por do të marrë përgjigjen e merituar. Ne kemi një strategji paqësore, siç e shikoni, por strategjia jonë është e të pamposhturve.
A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-05-08 21:28:19
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


