Kryetari i Partisë së Lirisë dhe ish-presidenti i Republikës Ilir Meta, ka rrëfyer në një intervistë për drejtuesin e emisionit “Opinion” Blendi Fevziu, se përpara se të arrestohej, madje para djegies së mandateve nga opozita në vitin 2019, kishte patur në plan të tërhiqej nga politika. Por ngjarjet që ndodhën, e bënë të pamundur këtë.
Sipas tij, situata politike dhe zhvillimet në vend e detyruan të rikthehet në aktivitet politik.
Blendi Fevziu: Duke qenë në izolim dhe nën gjykim, a keni hequr ju dorë nga politika aktive?
Ilir Meta: Unë e kisha një plan për t’u larguar nga politika, kur edhe pse me dilema, pranova të bëhem President i Republikës, e nëse nuk do kishin ndodhur çmendurira si komploti për djegien e mandateve dhe marrëzia si betimet te “Lana” të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ndoshta sot do të isha si ambasador në Danimarkën time të preferuar. Ato që ndodhën e bënë të pashmangshëm rikthimin tim në politikën aktive atje ku mund të ndryshohen gjërat në themel.
Që ditën e parë të largimit nga detyra e Presidentit të Republikës, shpikën një “e-mail” nga SHBA, se gjoja unë kisha qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një palaçollëk që zgjati nja një vit duke përgojuar persona jopublikë.
Pastaj pasi zbuluan disa telefona të njerëzve pranë meje, u përpoqën që të largohesha vetë me të “mirë”. Dhe meqënëse unë jo vetëm nuk u largova me të “mirë” dhe nuk u arratisa nga frika e letërporosive që vinin çdo ditë, i ranë shkurt dhe më rrëmbyen në 21 Tetor 2024. Largimi im nga politika tani, për mua është vetë brektisja e Lirisë, e cila është në ADN-në time. Ndaj jam më i vendosur se kurrë që të luftoj, jo thjesht për lirinë time, por të të gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë.
Blendi Fevziu: A keni vetëm një betejë, atë me drejtësinë?
Ilir Meta: Unë nuk kam asnjë betejë me Drejtësinë, pasi kurrë nuk kam shkelur asnjë ligj dhe as kam qenë në dijeni se dikush tjetër ka shkelur ligjin. Kurrë nuk kam bërë as ligje dhe as vendime me porosi si Edi Rama. Kurrë nuk kam favorizuar asnjë kompani apo biznesmen dhe kurrë nuk i kam shkaktuar një qindarkë dëm Buxhetit të Shtetit. Natyrisht kjo është e gjitha një betejë politike ku Edi Rama po përdor si armë politikë drejtësinë e kapur prej tij me mbështetjen e McGonigalëve dhe Mogherinëve.
Unë kurrë as i jam shmangur drejtësisë dhe as e kam penguar atë. Sot është provuar botërisht se Edi Rama është pengmarrësi dhe penguesi i drejtësisë por edhe i integrimit europian ku “shkëlqen” si recidivist.
“Kisha plan të largohesha nga politika, por…”, Meta nga burgu: S’kam asnjë betejë me drejtësinë 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-30 21:10:03
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


