Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita kanë vizituar në spital dy prej efektivëve të policisë të plagosur gjatë protestës së sotme para parlamentit. Në një prononcim në rrjetet sociale, Lamallari tha se autorët, të cilët i quajti vandalë, janë identifikuar dhe së shpejti do të vihen para drejtësisë.
“Kam një mesazh për të gjithë ata vandalë që guxuan të hedhin gurë ndaj punonjësve të policisë Janë identifikuar do të shoqërohen dhe do të vihen para drejtësisë menjëherë. Do marrin përgjigjen më shembullore. Ky është një akt kriminal jo shprehej e mendimit ndryshe”, tha ministri.
Duke i cilësuar ato si akte vandale dhe kriminale ndaj shtetit dhe rendit kushtetues, Lamallari thekson se çdo dhunë ndaj tyre përbën sulm ndaj institucioneve të shtetit.
“Dënoj me forcën më të madhe sulmet vandale dhe sjelljen kriminale ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, ku mbetën të plagosur tre efektivë, të cilët ishin në krye të detyrës. Efektivët e Policisë janë punonjës të shtetit, qytetarë të Republikës dhe familjarë si çdokush tjetër. Ata janë në shërbim të ligjit, të rendit publik dhe të sigurisë së çdo qytetari, pa dallim. Sulmi ndaj tyre është sulm ndaj shtetit dhe rendit kushtetues. Askush nuk ka të drejtë të abuzojë në emër të së drejtës kushtetuese për tubim dhe manifestim paqësor dhe ta shndërrojë atë në dhunë flagrante me gurë të hedhur ndaj punonjësve të Policisë. Secili prej tyre që sot ngriti dorën ndaj punonjësve të ligjit do të ketë të njëjtin fat si frymëzuesit e tyre me molotovë dje dhe që sot fshehën duart duke mos ardhur në parlament. Shoqërimi i tyre nga Policia e Shtetit është vetëm hapi i parë në rrugën pa kthim që ata kanë zgjedhur në përballjen me drejtësinë dhe forcën shembullore të ligjit”.
Gjithashtu u shpreh mbështetje e plotë për efektivët e plagosur, të cilët po marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës dhe në QSUT, duke u uruar shërim të shpejtë.
“Shpreh mbështetjen time të plotë për çdo punonjës të Policisë së Shtetit që, me profesionalizëm dhe vetëpërmbajtje, vijon të përmbushë misionin e tij në mbrojtje të qytetarëve dhe të ligjit. Shërim sa më të parë dy punonjësve të shtruar pranë Spitalit të Traumës si dhe kolegut të tyre të Komisariatit nr. 5 të Policisë, i cili po merr ndihmën e nevojshme pranë QSUT.”
Lamallari e Hita vizitojnë policët e plagosur: Akt kriminal, vandalët janë identifikuar! 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-07-02 10:54:03
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


