Avokati Idajet Beqiri i ftuar në edicionin ‘Ora e Fundit’ komentoi Samitin e katërt të Diasporës që u mbajt këtë të martë në kryeqytet. Avokati tha se fenomeni i largimit të shqiptarëve është frenuar, ndërsa rritja e turizmit dhe përmirësimi i infrastrukturës po krijojnë kushte për rikthimin e interesit ndaj vendit.
Beqiri akuzoi gjithashtu Berishën se me ngjarjet e iniciuara prej tij largoi shqiptarët nga trojet tona.
“Fenomeni i largimit është bllokuar, por janë krijuar kushte në vendin tonë që shqiptarët po i kthejnë sytë nga atdheu i tyre nga përvojat që kanë marrë, por nga ana tjetër edhe politikat e viteve të fundit janë shumë favorizuese. Në rast se në Shqipëri vijnë 12 milionë turistë, do të thotë vende pune; ne marrim nga vende të ndryshme të botës sepse nuk plotësojmë dot. Në infrastrukturë rrugët janë përmirësuar; shkojmë në Vermosh, në Theth dhe në bregdet.
Regjimi dhe misioni i Berishës ka qenë dora e zgjatur dhe ekzekutori i planeve të serbëve; ky erdhi si serb dhe vuri në jetë planin e tyre për të pakësuar popullin shqiptar. Ai këtë gjë e nisi qysh kur ishte në opozitë; sa shqiptarë janë traumatizuar dhe kanë ikur nga kjo jetë, jo se u dhimbseshin se u rrëzua komunizmi, por kur panë që digjeshin fabrika dhe uzina, plantacione të tëra, kur shihnin si vihej flakë uzinave dhe fabrikave, bënë që shqiptarët të largoheshin. Nuk i harrojnë shqiptarët ngjarjet në Pukë, Fushë-Arrëz apo si digjej biblioteka e Shkodrës.” / abcnews.al /
“Largimi i shqiptarëve është bllokuar”, Idajet Beqiri: Berisha, politikë shfarosëse ndaj shqiptarëve 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-14 21:43:28
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


