Një makinë që po udhëtonte me shpejtësi të lartë përplasi rreth dhjetë këmbësorë në qendër të Modenës në Itali. Incidenti ndodhi në rrugën Emilia, me makinën që vinte nga Largo Garibaldi.
Mediat e huaja njoftuan se 7 persona mbetën të plagosur gjatë incidentit, 4 prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Një grua humbi të dyja këmbët gjatë përplasjes.
Menjëherë pas incidentit shoferi i makinës, një shtetas me origjinë marokene, është larguar me vrap, por ai është kapur nga Luca Signorelli dhe 4-5 persona të tjerë.
Signorelli dëshmoi në Polici se në momentin kur po ndiqte shoferin, ky i fundit nxori një thikë dhe nisi ta qëllonte. Fatmirësisht ai arriti ta neutralizonte shoferin problematik.
Ndërkohë dëshmitarët që ishin prezentë në momentin e incidentit thanë se makina po ecte me rreth 100 milje në orë (160 km në orë) dhe papritur u fut në trotuar, duke marrë para turmën e njerëzve.
Autoritetet po hetojnë nëse incidenti i shkaktuar ishte i qëllimshëm nga ana e shoferit të automjetit, ç’ka do ta bënte ngjarjen edhe më tragjike.
Makina ‘fluturon’ mbi turmën me 160 km/h, 7 të plagosur! Shoferi nxjerr thikën gjatë arratisjes 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-05-16 18:42:43
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


