
Për njerëzit që vuajnë nga diabeti, mirëmbajtja e një peshe të shëndetshme është e një rëndësie të madhe.
Pesha e shëndetshme ndihmon në mbajtjen nën kontroll të nivelit të sheqerit në gjak dhe ul gjasat e komplikacioneve të tjera siç mund të jetë ishemia ose ataku në zemër.
Për arritjen e peshës së duhur, një diabetik duhet të zbatojë një plan të mirëfilltë ushqimor për rënien nga pesha.
Dieta mesdhetare
Ky regjim ushqimor, ndër më të rekomanduarit në botë, përfshin: perimet, drithërat e plota, frutat, arrorët, farat, barishtet, vajin e ullirit, peshkun dhe vezët.
Ky regjim është më i përshtatshem për mbajtjen nën fre të glukozës dhe rënien nga pesha.
Dieta e karbohidrateve
Ulja e nivelit të karbohidrateve në konsum është baza e një regjimi të tillë. Ai ka të bëjë me kufizimin e sasisë së karbohidrateve dhe rritjes së sasive të proteinës dhe yndyrnave të shëndetshme,
Nëse dëshironi të ndiqni një regjim të tillë, atëherë duhet të shmangni: patatet, orizin, bukën e bardhë, ëmbëlsirat dhe makaronat.
Ju mund të konsumoni më shumë proteinë nga peshku, mishi pa dhjamë dhe vezët por nuk duhet të konsumoni më pak se 20 gramë karbohidrate në ditë.
Dieta paleolitike
Ky regjim ushqimor përfshin shumë fruta, perime, mish pa dhjamë dhe peshk. Ushqimet e lejuara në këtë regjim janë thuajse të ngjashme me dietë me pak karbohidrate.
Ekspertët thonë se rënia nga pesha me këtë dietë është e madhe por njeriu e ka të vështirë ta ruajë atë.
Dieta vegane
Një regjim i tillë u vjen në ndihmë diabetikëve të arrijnë objektivin e tyre për rënien nga pesha. Ajo këshillon konsumin e drithërave të plota, frutave, perimeve dhe mishit pa dhjamë.
Mirëmbajtja e peshës mund të bëjë një ndryshim të rëndësishëm në menaxhimin e sëmundjes.
Shumë prej regjimeve të lartpërmendura e ndihmojnë një diabetik që të humbasë kilogramët e tepërt në mënyrë të shëndetshme.
Mbajtja nën kontroll e diabetit dhe rënia nga pesha, ushqimet që rekomandohen të konsumoni 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-02 17:12:33
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


