
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka kërkuar krijimin e një portofoli të posaçëm për administrimin e kriptovalutave të sekuestruara, vlera e të cilave për vitin 2025 arrin në rreth 12.4 milionë euro.
Gjatë prezantimit të veprimtarisë së SPAK gjatë vitit 2025, Braho tha se janë regjistruar tre vendime për sekuestrimin e kriptovalutave, ndërsa raste të ngjashme janë shënuar edhe në vitin 2026. Sipas tij, këto pasuri trajtohen njësoj si çdo pasuri tjetër e sekuestruar, por paraqesin vështirësi të veçanta në administrim.
Braho theksoi se deri tani është bashkëpunuar me autoritete të tjera për menaxhimin e tyre, si zgjidhje e përkohshme. Ai shtoi se po punohet për akte ligjore që do të mundësojnë një administrim më të qartë dhe efikas të këtyre aseteve.
Braho: Janë 3 vendime për sekuestrime për kriptovaluta në 2025. Ka sekuestrime edhe gjatë 2026-ës. Faza ligjore e njëjtë si për çdo pasuri. Kemi pasur problematika për administrimin e tyre. Në dijeninë time po bëhen akte ligjore për t’i administruar. Deri tani kemi bashkëpunuar me autoritete të tjera për marrjen dhe menaxhimin e administrimit të tyre, si e vetmja formë. Shpresojmë që Agjencia e Sekuestrimeve të administrojë portofolat e tyre. Pavarësisht mungesës, ka hapa pozitiv që kjo do të rregullohet së shpejti.
“12.4 mln euro kriptovaluta të sekuestruara”, kreu i SPAK: Kemi pasur problematika për administrimin e tyre 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-27 09:41:57
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


