
Mes Indrit dhe Vanesës duket se po lind një lidhje romantike.
Gjatë mbrëmjes së sotme në Ferma VIP, ku është duke u festuar ditëlindja e Klodit, ajo që tërhoqi vëmendjen, është pikërisht afrimiteti i dy fermerëve.
Indri e Vanesa kanë kaluar momente romantike, ku nuk kanë munguar as puthjet.
Në spektaklin e kaluar të Ferma VIP, Vanesa ka deklaruar se ka një lidhje nga jashtë.
View this post on Instagram
“Jam munduar të mbaj balancat në fermë e mos lëndoj kënd. Nuk do doja të lëndoja dikë këtu ose jashtë. Çdo gjë e kisha marrë parasysh. Kemi një afrimitet që njerëzit këtu e shohin. Unë e kam një status. Jam e lidhur jashtë”, tha ajo.
Por nga ana e tij, Indri ka shprehur përveç vlerësimit, edhe pëlqim të hapur, duke deklaruar se e do fort për vajzën që ajo është.
“Këto dallga kemi pasur unë e Vanesa. Ideja është thjesht që unë kam një farë pëlqimi. Vanesa është një vajzë e bukur dhe plot talent. I ka të tëra, është e kompletuar. Është serioze dhe është fisnike. Unë i kam dalluar që në fillim këto gjëra. Kemi një kimi dhe e dua fort. Jemi munduar ta përjetojmë sa më natyrale, përtej problemeve dhe ngarkesave. Këtu brenda nuk është e thjeshtë”, tha Indri.
/vizionplus.tv
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP? Momente romantike mes Indrit dhe Vanesës (VIDEO) 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-15 21:23:54
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.



