Ministri i Financave, Petrit Malaj, ishte i pranishëm në eventin e World Bank Group, lidhur me nismën botërore të quajtur “Water Forward”.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Malaj ka ndarë pamje nga ky event, teksa ka konfirmuar se Shqipëria do të mbetet e angazhuar për sigurinë afatgjatë të burimeve ujore.
“Në lançimin e nismës së re botërore “Water Forward”, të organizuar nga World Bank Group, si pjesë e takimeve të pranverës, e projektuar për të forcuar sigurinë ujore dhe për të zgjeruar partneritetet në sektorin e ujit, përmes mobilizimit të investimeve dhe nxitjes së potencialit ekonomik.
Gjatë ndërhyrjes sime, rikonfirmova angazhimin e Shqipërisë për garantimin e sigurisë afatgjatë të burimeve ujore.
Me objektiva të qarta deri në vitin 2030 dhe në partneritet të ngushtë me institucionet ndërkombëtare,Shqipëria do të vijojë të punojë për ndërtimin e një sektori modern, të qëndrueshëm dhe plotësisht në përputhje me standardet europiane“, shkruan Malaj në rrjete sociale.
“Water Forward” është një iniciativë globale që synon të sigurojë ujë për 1 miliard njerëz deri në vitin 2030. Nisma harmonizon reformat e financimit dhe të politikave për të rritur sigurinë e ujit, duke e lidhur atë drejtpërdrejt me rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës.
Nisma botërore “Water Forward”, Petrit Malaj: Shqipëria e angazhuar për sigurinë e burimeve ujore 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-15 20:16:04
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


