Seanca në Gjykatën e Posaçme ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe 18 të bashkëpandehurve të tjerë të tij, që nisi këtë të mërkurë, u shty për në datën 16 qershor.
Veliaj vetë nuk mori pjesë në të, por u përfaqësua me avokatin Plarent Ndreca. Në sallë ishte gjithashtu i pranishëm vetëm prokurori Ols Daso, ndërsa mungonte prokurori tjetër i çështjes, Altin Dumani.
Mësohet se Veliaj i ka dërguar një shkresë gjykatës duke i bërë me dije se nuk do të marrë pjesë në seancë pasi mbajtja në kafaz e tij nuk është as e hijshme as dinjitoze dhe për këtë arsye kërkoi të përfaqësohet nga avokati.
Seanca u shty për shkak të mungesës së avokatëve të të pandehurve të tjerë, ndërsa u pezulluan edhe afatet e paraburgimit për Veliajn.
Sa i takon kërkesës së avokatit Ndreca që nuk i janë dhënë 24 fashikuj trupa gjykuese thekson fashikujt që mungojnë lidhen më njoftimin e akuzës për të pandehurit e tjerë. Kërkesa nuk mund të trajtohet si kërkesë për të zbatuar një vendim të një gjykate tjetër por si një kërkesë e mbrojtjes. Gjykata thekson se nuk i është cenuar mbrojta deri në këtë fazë. Megjithatë, Gjykata vendosi që t’i vërë në dispozicion Erion Veliajt 24 fashikujt që mungojnë.
“Nuk është e hijshme të mbahem në kafaz”. Shtyhet seanca për Veliajn, mungojnë kryebashkiaku dhe Dumani 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-06-10 11:20:51
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


