
Në Gjykatën Administrative u mbajt këtë të premte seanca për padinë që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka ngritur ndaj prokurorit Ols Dado.
Seanca nuk u zhvillua dhe u shty për në datën 24 korrik, ora 09:00.
Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e avokatit të kryebashkiakut Plarent Ndreca.
Kujtojmë që seanca është shtyre edhe pak javë më parë për t’u dhënë kohë palëve të njihen me kërkesën e shoqatës “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë” që kërkon të përfshihet në gjykim. Shoqata kërkon që Administrativja të shpallë të pavlefshëm dekretin me të cilin Ols Dado u emërua prokuror në vitin 2008. Sipas përfaqësuesve të saj, çështja ka interes publik dhe lidhet me integritetin e sistemit të drejtësisë, një nga objektivat kryesore të veprimtarisë së kësaj shoqate.
Kryebashkiaku kërkon anulimin e dekretit të presidentit që e emëroi Dadon prokuror në 2008 pa shkollën e Magjistraturës. Palë e paditur, është edhe presidenca, institucioni që në atë kohë kur drejtohej nga Bamir Topi, dekretoi emërimin e Ols Dados prokuror.
Padia ndaj prokurorit Ols Dado, shtyhet gjyqi ndaj Veliajt në Administrative, shkak mungesa e avokatit Plarent Ndreca 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-07-03 11:28:59
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


