
Ambasada amerikane në Tiranë, me anë të një njoftimi ditën e djeshme, paralajmëronte qytetarët e SHBA-së për rrezikun e mundshëm të sulmeve të regjimit iranian ndaj hoteleve, qendrave të biznesit, klubeve dhe restoranteve në Shqipëri.
Juristi Kreshnik Myftari, i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus u shpreh se nuk ka rrezik real për vendin tonë.
“Madje dhe në hartë nuk na gjejnë dot”, tha ai me batutë.
Po ashtu eksperti Andon Kume, deklaroi se mesazhi nga ambasadat është shpërndarë në shumë vende të tjera të botës, duke nënvizuar se nuk ka vend për panik.
Ai shtoi se Irani ka raketa që mund të arrijnë deri në Evropë, por kur je i rrethuar nga NATO, është e pamundur.
Sipas Kumes, njoftimi i ambasadës amerikane i referohet akteve terroriste brenda Shqipërisë.
Pjesë nga biseda:
Myftari: Në mënyrë të thjeshtë do thoja se as nga kanë në listë fare. Po ti pyesësh, madje dhe në hartë nuk na gjejnë dot. Rrezik real? Se di. Në shumë raste bëhet fjalë më shumë për ndonjë sulm kibernetik. Nuk shoh ndonjë rrezik.
Borakaj: A ka vend për panik?
Kume: Jo. Ai mesazh është shpërndarë në shumë vende të tjera të botës nga ambasadat. Jemi vend pritës i opozitës kryesore. Nuk shoh se kemi problem serioz që mund të na vijë nga Irani. Irani ka raketa që mund të arrijnë deri në Evropë, por kur je i rrethuar nga NATO, është e pamundur. Ajo që lë të nënkuptohet nga ambasada nuk është për sulm. Ambasada i referohet akteve terroriste brenda Shqipërisë. Shqipëria nuk ka ndonjë rëndësi të madhe gjeopolitike. Nuk ka vend për alarm. Strukturat tona me strukturat e vendeve partnere aleate shpërndajnë informacion me njëra-tjetrën.
/vizionplus.tv
Paralajmërimi i ambasadës amerikane, Myftari: S’ka rrezik, as në hartë nuk na gjejnë dot! Kume: Njoftimi i referohet akteve terroriste 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-02 20:28:39
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


