Një gjykatë federale në SHBA ka vendosur se më shumë se 1 mijë punonjës të Zërit të Amerikës duhet të rikthehen në punë, të rifillojë transmetimi dhe aktiviteti i plotë i institucionit.
Rikthimi i transmetimeve përfshin edhe shërbimin Shqip të Zërit të Amerikës i cili u nderpre një vit me parë.
Ky vendim vjen pasi rezulton se personi i zgjedhur nga Presidenti Donald Trump për të mbikëqyrur shkurtimet masive të vendeve të punës në Zërin e Amerikës ishte emëruar në mënyrë të paligjshme, duke i bërë shkurtimet e vendeve të punës të pavlefshme.
Presidenti Amerikan kishte emëruar Kari Lake në krye të Agjencisë Amerikane për Median Globale (USAGM),kompania mëmë që mbikëqyr dhe financon Zërin e Amerikës, si dhe Radion Europa e Lirë dhe Radio Azia e Lire.
Në vendimin e Gjykates Federale, gjykatësi e përshkroi vendimin për të shkarkuar gazetarët si “arbitrar dhe kapriçioz”, duke shtuar se qeveria nuk kishte marrë parasysh legjislacionin që përcakton se në cilat gjuhë dhe rajone duhet të shërbejë VOA.
Zëri i Amerikës u krijua pas Luftës së Dytë Botërore si një nga instrumentet kryesore të SHBA për informimin ndërkombëtar. Pas marrjes së presidencës për herë të dytë, Trump e sulmoi median me pretendimin se po pengon dhe po sulmon qeverinë e tij./abcnews.al
Rikthehet “Zëri i Amerikës”/ Gjykata federale vendos në favor të institucionit mediatik 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-03-18 21:42:30
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


