Një përleshje thuhet se ka shpërthyer në një fluturim të easyJet pasi një grua ‘piu vodka’ dhe ‘pështyu’ në fytyrën e një turisti tjetër.
Sipas mediave britanike, imazhet nga një dëshmitar i tmerruar treguan një grua, që besohet të jetë britanike, ‘duke u hedhur’ në korridorin e mesëm në një përpjekje për të goditur pasagjerin tjetër.
Një asistent shihet më pas duke u përpjekur të qetësojë situatën, ndërsa dy pasagjerë meshkuj përfshihen në përleshje dhe përfundimisht largohen nga aeroplani, të shoqëruar nga sigurimi.
Siç bëhet e ditur më tej, aeroplani të mërkurën po udhëtonte nga Gatwick i Londrës për në Antalia të Turqisë, por u detyrua të bënte një devijim emergjence në Kosovë.
Po sipas raportimit të mediave britanike, policia në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtines hyri në aeroplan dhe i nxori dy pasagjerët – një burrë me të gjelbër dhe një grua me rozë – nga avioni.
Dhe siç theksohet më tej, ishte gruaja me të rozë që kishte ‘pirë’ vodka nga një shishe përpara se “t’ia mësynte” pasagjerit, sipas një dëshmitari.
Dëshmitari gjithashtu pretendoi se gruaja kishte pështyrë në fytyrën e një pasagjeri tjetër gjatë përballjes.
Gjithsesi, fluturimi i devijuar thuhet se përfundimisht arriti në destinacionin e tij në Turqi, tre orë me vonesë.
E një zëdhënës i easyJet ka thënë: “Ne nuk tolerojmë sjellje shqetësuese. “Siguria e klientëve dhe ekuipazhit është gjithmonë përparësia jonë më e lartë”.
Përleshje mes pasagjerëve/ Avioni që udhëtonte nga Londra drejt Antalias bën ulje emergjente në Prishtinë 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-05-03 20:36:17
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.



