Rritja e çmimeve të fruta-perimeve ka sjellë boshatisjen e “Markatës së Shijes” në qytetin e Korçës. Ndryshe nga ditët e zakonshme, në këtë treg tashmë shihen kryesisht tregtarët e vegjël që ofrojnë produkte bujqësore, ndërsa blerësit janë gjithnjë e më të paktë. Sipas qytetarëve, rritja e çmimeve ka ndikuar drejtpërdrejt në fuqinë blerëse, duke mbajtur larg tregut sidomos pensionistët, të cilët e kanë të pamundur të përballojnë kostot e rritura të produkteve bazë ushqimore. “Me këto çmime nuk përballohet më. Marrim vetëm ato më të lirat dhe shumë gjëra i kemi hequr fare”, u shpreh një tragtar.
Nga ana tjetër, tregtarët shprehen se situata ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve që në vendin e origjinës së produkteve. “Mall të mirë ka, por nuk blihet. Njerëzit marrin vetëm më të lirën, edhe pse cilësia nuk është e njëjtë”, tha një tjetër.
Krahasuar me një javë më parë, çmimet kanë pësuar rritje të ndjeshme. Nëse 1 kilogram domate kushtonte 250 lekë, aktualisht po shitet me 350 lekë. Po ashtu, specat nga 200 lekë për kilogram kanë shkuar në 300 lekë. Edhe fasulet, limoni, dhe perimet e tjera si sallata, trangulli etj., kanë pësuar rritje me 50 apo 100 lekë.
Rritja e çmimeve të produkteve të shportës ka ndikuar negativisht edhe në shitjet e supermarketeve dhe marketeve në Korçë.
Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-01 14:08:22
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


