
Shtetet e Bashkuara presin që ta përmbyllin operacionin e tyre ushtarak në Iran brenda javësh. Kështu u shpreh sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio pas një takimi me ministrat e G7.
“Jemi para afatit të planifikuar, presim që ta përmbyllim, është çështje javësh, jo muajsh. Ne do ta shkatërrojmë marinën e tyre, forcën ajrore, aftësinë e tyre për të prodhuar raketa dhe dronë… dhe do t’i zvogëlojmë ndjeshëm lëshuesit e raketave. Ne mund t’i arrijmë të gjitha objektivat tona pa asnjë ushtar në terren, ky nuk do të jetë një konflikt i zgjatur”, tha Marco Rubio, sekretar.
Komentet e Rubios vijnë në kohën kur Irani paralajmëroi për sulme të reja në të gjithë Lindjen e Mesme dhe u bëri thirrje civilëve të shmangin zonat pranë forcave amerikane.
Ngushtica e Hormuzit përbën rreth një të pestën e dërgesave globale të naftës dhe mbyllja efektive e saj nga forcat iraniane është kthyer në çështjen qendrore të konfliktit, që nisi me sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.
Rubio tha se Teherani mund të vendosë një sistem tarife për kalimin në këtë ngushticë, duke e quajtur këtë “të papranueshme” dhe duke theksuar se vendet evropiane dhe aziatike që përfitojnë nga tregtia përmes kësaj rruge ujore duhet të ndihmojnë për të siguruar kalimin e lirë pasi të përfundojë konflikti.
Ndërkohë, në një deklaratë, ministrat e Jashtëm të G7-ës dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimi Evropian kërkuan ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj infrastrukturës civile në luftën SHBA-Izrael kundër Iranit.
“Nuk mund të ketë asnjë justifikim për shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve në situata të konfliktit të armatosur, si dhe për sulmet ndaj objekteve diplomatike”, njoftoi deklarata e ministrave të jashtëm të G7.
Zyrtarë të lartë iranianë kanë mohuar se Teherani është në negociata me Uashingtonin, por Irani tha se po e shqyrton një propozim amerikan me 15 pika dhe paraqiti pesë kushte, që sipas tij, duhet të plotësohen për të përfunduar konflikti. Plani amerikan, sipas raportimeve, përsërit kërkesat e Uashingtonit që Irani të çmontojë objektet e tij bërthamore, të kufizojë kapacitetet e tij raketore dhe të ndalë mbështetjen për forcat aleate në rajon.
/vizionplus.tv
Rubio: Konflikti mbyllet në pak javë! Ministrat e G7 kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të sulmeve 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-03-28 12:06:55
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
