Gazetari Ardit Rada thotë se në PD nuk e kanë frikë Ervin Salianjin, teksa ky i fundit ka shpallur kandidaturën kundër Sali Berishës për kreun e partisë.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Rada u shpreh se në PD, sa herë janë kryer zgjedhje, kanë vjedhur votat e njëri-tjetrit.
Rada shtoi se PD duhet të ndryshojë lidershipin dhe strukturat e saj.
“PD ka vështirësi të sillet si institucion në rrethanat e opozitës dhe imagjinoni në rrethanat e mundshme në qeveri. Ervin Salianji, që përbën precedent tashmë, është anëtar i Kryesisë së PD, nga ata tjetër i thonë nuk je anëtar. Kjo është qesharake. Salianji në mbledhjen e fundit të Kryesisë, ka debatuar pjesërisht dhe tha u mblodhën për të folur për Edi Ramën dhe Ballukun. Nga 3 orë, dy orë e gjysmë folën për mua. Duan t’i deklarojnë sikur nuk janë demokratë, sikur nuk janë të denjë për të qenë në garë. PD shquhet për këto gara që i bën shpesh, por ka rezultat të parashikuar dhe të diskutueshëm. PD duhet të gjejë forcë brenda vetes të ndryshojë lidershipin, strukturat dhe pastaj të merret me këto gara”, theksoi ai./abcnews.al
Salianji shpall kandidaturën përballë Berishës/ Rada: PD të ndryshojë lidershipin dhe strukturat e saj 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-03-20 21:54:12
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.




