Analisti Preç Zogaj, duke bërë paralelizmin mes Hungarisë dhe Shqipërisë, pas fitores së madhe të opozitës, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në Hungari doli një alternativë që mblodhi të gjithë kundërshtarit e Orbanit. Sipas Zogajt në të dyja vendet populli opozitar është shumicë, por në Shqipëri partia kryesore e opozitës ka 250 mijë vota më pak se para 4 vitesh.
“Unë mendoj se sekreti i përmbysjes së madhe në Hungari shprehet me një fjalë: alternativë. Alternativa është lideri. Populli hungarez ka qenë edhe para 4 vitesh, po ai popull ka qenë edhe 4 herët kur fitoi Orbani, por nuk ishte alternativa.
Orbani bëri gjithçka për të fituar zgjedhjet, OSBE/ ODIHR renditi shkelje si në Shqipëri, si kapja e shtetit, përdorimin e fondeve publike, luftën hibride të Rusisë.
E megjithatë Hungaria pati një alernativë, të tjerat janë muhabete. Ky e korri fitoren me dy hapa. Doli para dy vitesh në zgjedhjet e Parlamentit Evropian dhe mori 27 për qind të votave dhe krijoi grupin. Opozita pa se doli një lider. Partitë, me përjashtim të një partie të majtë, thanë se ky ka mundësi të mbledhë një shumicë.
Shqipëria ka ngjashmëri me Hungarinë se ka më shumë opozitarë se sa ata që e mbështesin qeverinë.
Në një vend, nëse dhoma e fshehtë ekziston, ku qytetari që do ndryshimin është zot. Unë po ju them se miti i pathyeshmërisë së Ramës është mit komforti. Në 2021 opozita ishte 37 mijë vota larg PS bile edhe ato ishin nga trafikimi i votave.
Nëse ka alternativë. Por në Shqipëri është bllokuar alternativa, nga partia më e madhe e opozitës.
Opozita në Shqipëri nga zgjedhjet e vitit 2021 ku kemi 4 vite konsum dhe korrupsion të hetuar të Ramës, opozita e Berishës merr nja 250 mijë vota bashkë me Metën më pak” – tha Zogaj.
“Sekreti i fitores në Hungari është lideri”, Preç Zogaj: Në Shqipëri është bllokuar alternativa nga PD 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-16 21:21:02
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


